KosovaPower Admin
Numri i postimeve : 51 Points : 148 Reputation : 0 Join date : 30/11/2009
| Titulli: NBA: Nets humbin ndeshjen dhe trajnerin Mon Nov 30, 2009 3:41 pm | |
| New Jersey Nets kanë shkarkuar trajnerin e ekipit Lawrence Frank në ditën në të cilën sezoni i tyre i tmerrshëm hyri në histori për shkak të 17 humbjeve dhe asnjë fitoreje. Pas humbjes 106-87 ndaj Los Angeles Lakers, ekipi më i dobët i NBA-së këtë sezon i është bashkuar Miami Heat të sezonit 1988-89 dhe Los Angeles Clippers të sezonit 1999, për të hyrë në historinë e NBA-së, për fillimin më të dobët të sezonit. Ndryshimet e brendshme të New Jersey, dështuan të tregojnë rezultat në fushë duke humbur edhe takimin e mbrëmshëm. Kobe Bryant shënoi 30 pikë, ndërsa Pau Gasol 20 të tjera, për të ndihmuar Lakers të shënojnë fitoren e 13-të, krahas vetëm tre humbjeve | |
|