PrizreniDc
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Eja Behu Pjes e Jona
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
MirseVini Ne Jemi Transferuar ne Nje Web Te Ri . Www.Rhe-CrewS.Tk

 

 Barcelona fiton El Clasicon në Camp Nou

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Erdd.X
Antar Normal



Numri i postimeve : 59
Points : 171
Reputation : 0
Join date : 30/11/2009

Barcelona fiton El Clasicon në Camp Nou Empty
MesazhTitulli: Barcelona fiton El Clasicon në Camp Nou   Barcelona fiton El Clasicon në Camp Nou Icon_minitimeMon Nov 30, 2009 4:18 pm

Barcelona fiton el Clasicon në Camp Nou

Dy gjigantët e futbollit botëror, Barcelona dhe Real Madridi, kanë dhuruar spektakël në përballjen e të dielës mbrëma në Camp Nou.
Superderbi botëror- ‘el Clasico’ është zhvilluar në kështjellën e Blaugranëve, të cilët ishin nikoqirë të Mbretërve, në takimin që përfundoi me fitore minimale të vendasve, prej 1-0. Ishte ky takimi ndërmjet 22 lojtarëve më të shtrenjtë që janë përballur ndonjëherë në historinë e futbollit, ndërsa dallimi i tyre në tabelë ishte vetëm një pikë. Edhe pse u njoftua që Zlatan Ibrahimovic do të luajë nga minuta e parë, ndërsa Lionel Messi e Cristiano Ronaldo do të qëndrojnë në stol, ndodhi e kundërta: Ibra qëndroi në bankën rezervë, ndërsa Messi dhe Ronaldo luajtën nga fillimi. Përkundër bukurisë së lojës, intensitetit, dinamikës dhe rasteve, pjesa e parë përfundoi pa gola. Mirëpo nuk ndodhi ashtu në pjesën e dytë. Pesë minuta pasi u inkuadrua në lojë, sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, krijoi avantazhin e vendasve (56’), pas një krosimi të Dani Alves. Ritmin kësaj ndeshjeje ia ngadalësoi Sergio Busquets, i cili u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë (63’). Megjithatë, përkundër epërsisë në numrin e lojtarëve, dhe përkundër se trajneri Manuel Pellegrini inkuadroi të gjithë sulmuesit në lojë, Los Blancos nuk arritën as ta barazojë rezultatin. Në fund të ndeshjes gjakrat u nxehën edhe më shumë, ashtu që edhe Lassana Diarra u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Pas kësaj fitoreje Barcelona rimerr kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Real Madridi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Barcelona fiton El Clasicon në Camp Nou
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
PrizreniDc :: Të Ndryshme ! :: Sport-
Kërce tek: